4 Hapat
Përpara se të fillojë kisha lokale, duam të nxisim, pajisim, trajnojmë, suportojme te gjitha skuadrat e kishave të reja që së pari të ungjillizojnë, ndajnë lajmin e mirë me një komuniteti prej 5k+ banorë duke përdorur çdo mjet të mundshem: takime fizike, media sociale, ungjillizim, aktivitete shoqërore, sportive, sociale….
Ndihmojmë pastorin—drejtuesin kryesor që në hapat e para të kishës së re. Qe te momenti i vizionit (ëndërrës), vlerat dhe hapat praktikë për ta arritur atë. Nga ndërtimi i skuadrës, vendosja e një target grupi, kush i duhet në skuadër, çfarë të bësh në takimet e skuadrës, tek ngjarjet ungjillizuese, tek grand opening dhe ndërtimin e strukturës pas fillimit të kishës.
Të ndihmojmë në krijimin e një komunitet që ka 50+ njerëz. Komunitet që ka deshirë të rritet në Zotin dhe të rritet në numër. Të sugjerojmë ose krijojmë sisteme rritje me anë të dishepullimit dhe të gjejmë mënyra praktike sesi ta tregojnë dashurinë ndaj njerëzve. Kishë që pajiset për të ndarë lajmin e mirë, të dojë të rritet në Zotin, të ndikojë komunitetin e synuar me 5k+ njerëz. Të krijojmë partneritet me kishat, organizatat që sigurojnë një ose disa nga mjetet që duhen për këtë gjë.
Transformim i një komuniteti të caktuar. Të fuqizojmë kishat që të ndjekin një çështje—kauzë sociale për ta dhënë dashurinë e Perëndisë në forma praktike. Të krijojmë modele që çdo kishë të ndjekë një gjë, jo të shpërndahen në shumë kauza. Mund të gjendet duke parë se çfare po ndodh te komuniteti që po ndërtohet, çfarë nevojash kanë sepse mund të ketë arsye pse Perëndia ka sjellë atë komunitet te një kishë specifike. Dhe gjasat që një pastor të jetë full time është kur përfaqëson ose të mbrojnë një kauzë, çështje të caktuar.
It can be found by looking at what is happening in the community that is being built, what their needs are because there may be reasons why God has brought that community to a specific church. And the likelihood that a pastor will be full time is when he represents or defends a certain cause, issue.














