Fillimi dhe rritja e kishës ka 5 hapa. Modeli që do të ndaj me ty nuk është i vetmi model kishë-mbjellje, ka shumë modele sesi të fillosh një kishë te re: House church (kisha të vogla në shtëpi me 2 familje e lart që mblidhen bashkë) apo modeli që e fillon me shërbesa fëmijësh pastaj e kthen në kishë, fillon me shërbesa në komunitet pastaj e kthen në kishë, bën një projekt me pakot e Krishtlindjes pastaj e kthen në kishë… . Ka shumë modele, mënyra sesi të fillosh një kishë.
Dua të ndaj një model dhe uroj që do të jetë më shumë nxitje sesa si një skicë për ta ndjekur fjalë për fjalë dhe patjetër ashtu. Kur fillon kishë, shërbesë, diçka të re duhet të ketë këto hapa: Why (visioni) How (hapa praktike sesi ta arrish atë) What (çfarë rezultati po synon).
Dua të bëj një përmbledhje pikave, pastaj në shkrimet e tjera dua të ndaj detaje për secilën.
1-Ëndrra, vizioni unik për kishën e re, kjo mund të dojë nga 0-3 muaj.
Te shkrimi tjetër dua të ndaj 7 hapa vetëm për këtë pjesë. Por dua të nxis së pari, sigurohu që ke marrë nga Perëndia një vizion unik për kishën tënde. Përse duhet kjo kishë, a shkon me ty, si të ka formuar Perëndia ty, cilat janë mënyrat e gabuara për të filluar një kishë… ? Sigurohu që vizionin e ke të qartë përpara sesa të kalosh tek hapi dy.
2-Ndërtimi i skuadrës mund të kërkojë 6-12 muaj.
Si Jezusi që e filloi me 12 dishepuj shërbesën që nga fillimi. Në këtë pike, trajtoje skuadrën si repart, jo si spital. Si forca speciale, brisku. Dua ta explorojmë këtë si ta trajtosh skuadren si repart, si të nxjerrësh më të mirën prej tyre dhe secili të zëri vendin e tij sipas dhuntive që ka.
3-Fillimi i kishës, hapja e kishës.
Cakto një datë për fillimin e kishës dhe bëj 3-4 ngjarje mujore para së të ndodhë Hapja e madhe. Ngjarjet krijojnë momentum që përpara se të fillojë kisha dhe gjithashtu testohet skuadra para se të fillojë ajo.
4-Rritja e kishës, pas hapjes së saj.
Çfarë shërbesash të fillosh pas hapjes së kishës? Bëj aq sa mund të bësh mirë, mos e fillo me shumë shërbesa pastaj i mbyll rrugës. Filloje me 1 max 2, e diela dhe mesajva ose vetëm e diela. Pastaj duke shtuar drejtues, duke u zmadhuar skuadra fillo duke shtuar shërbesa. Por së pari gjej se cila shërbesë shkon me kishën tënde?
5-Shumëfishimi i kishës, praktikanti.
Si jeta, krijon familjen, pastaj është koha që të lindë fëmija. Dhe kisha ka nevojë që “të lindë” kisha të tjera. Mbaje në mendje këtë gjë nga fillimi i kishës dhe kështu do të mbash afër një praktikant dhe kur të vijë momenti i duhur për të filluar kishën e re, do të jesh gati.
Si mbyllje dua të them se: Jemi në kohët më të bukura të krishtërimit në Shqipëria. Ka mbi 300 kisha ungjillore, 1 kishë për 10.000 banorë. Nuk ka patur asnjëherë ose të paktën nuk e kemi të dokumentuar askund që në Shqipëri të ketë patur kaq shumë kisha dhe të krishterë ungjillore.
Le të lëvizim me ritmin e favorit që Perëndia po i jep vendit tonë.
Ëndërra e madhe për KishëMbjelljen në Shqipëri: Po sikur… në 10 vitet në vazhdim të përgatitemi për filluar 1 kishë për çdo 5 mijë banorë? Le të kërkojmë Perëndinë dhe nëse Ai të jep thirrjen për të filluar një kishë të re, unë jam i gatshëm për të ndihmuar me hapat praktikë dhe çdo gjë që kam mundësi.
Sepse kishëmbjellja është ungjillizimi më efektiv dhe favori i Zotit është mbi vendin tonë!