3- Hapja e Kishës Së Re

Në dy artikujt me parë kam ndarë me ju ide përfillimin e një kisheapo shërbese të re. E para ishtevizioni i qartëdhe hapa praktikë sesi ta gjesh atë. E dyta ishtendërtimi iskuadrës,si modeli i Jezusit, ai e nisi me skuadër prej 12 vetash shërbesën e tij.

Sot dua të ndaj me ty në lidhje me hapjen e kishës. Pasi e ke kuptuar qartë që kjo është thirrja jote, e ke hedhur në letër vizionin dhe po ndërton një skuadër që ti e shikon si plotësuese të vizionit që të ka dhënë Perëndia dhe ndërkohë ditët po kalojnë dhe po afron koha për hapjen e kishës.

Sugjerimi im i parë si datë për hapjen e kishës do të ishin dy, por sigurisht ti vetë e shikon se kur është më e duhura për ty. Për mua do të ishte pranvera, 1 muaj para Pashkës. Shikoje se kur i bie Pashka dhe 1 muaj para saj lëre hapjen e madhe të kishës së re. Arsyeja për këtë është, pasi ke bërë një ngjarje të madhe për hapje, ke mundësi të vazhdosh vrullin e kishës në ngjarjen e radhës që është Pashka.

Ose e njëjta gjë mund të jetë edhe 1 muaj para Krishtlindjes. Sugjerimi im do të ishte, nëse do ta fillosh në vjeshtë, më mirë do të ishte 2 muaj para Krishtlindjes, fund tetori sepse në Tiranë njerëzit largohen nga qyteti afër festave të Nëntorit, por nëse nuk do të jetë në Tirana hapja e kishës së re, fundi i nëntorit do të ishte super gjithashtu.

Para se të jap disa ide praktike për hapjen e madhe dua të të nxis për diçka tjetër po aq të rëndësishme: Ngjarjet Para Hapjes Së Kishës.

Dua të sugjeroj minimumi 3 maksimumi 5 ngjarje mujore para hapjes se madhe. Për disa arsye: Krijon momentum, krijon një lloj ritmi, inercie drejt hapjes së madhe. Testohet skuadra që ke, të përgatit për hapjen e madhe. Fillon të ndikosh komunitetin, të njihesh në komunitet. Dhe mund të fillojë të ndodhë kisha që atëherë sepse do të ftosh njerëz nga komuniteti dhe disa mund të zgjedhin t’i besojnë Jezusit që aty ose dikush i ri mund t’i shtohet skuadrës.

Për skuadrën tonë, ne e filluam kishën në mars, para hapjes bëmë 5 ngjarje:

  • Tetor, karaoke night (viti 2010, karaoket ishin trend në atë kohë). Pronotuam një bar-kafe, çdo anëtar skuadre ftoi miqtë e tij dhe bëmë karaoke dhe lojra tavoline.
  • Nëntor muzikë live me një bandë të ftuar. Pronotuam një bar të njohur. Çdo pjestar i skuadrës ftoi miqtë e vet dhe kishin një pije falas. Banda ishte e krishterë dhe mbas 3-4 këngësh banda ndalonte si pushim për bandën dhe njëri ndante dëshminë sesi e ka njohur Krishtin.
  • Dhjetor, festa e Krishtlindjes, pronotuam një bar që ishte shumë i këndshëm dhe aty festuam Krishtlindjen, çdo anëtar i skuadrës ftoi një shok/shoqe.
  • Janar, film në 3D (janar 2011, filmi i parë 3D në Tiranë ishtë Avatar) dhe e njëjta gjë, çdo person nga skuadra ftoi një shok/shoqe dhe e kishin falas biletat e filmit.
  • Shkurt, ngjarje për ShënValentin, quhej Dashuria në 4D, “kuptoni gjatësinë, gjërësinë, lartësinë dhe thellësinë e dashurisë së Perëndisë” nga Efesianëve 4. Në këtë kohë ftuam dy artistë të njohur, një prej tyre ishte në katërshen finale të një konksursi, Ethet e se Premtes, kurse tjeteri i njohur gjithashtu në Tv.

Të sugjeroj të njëjtën gjë sipas këtij modeli ose krijo një model tjetër vetë sipas momenteve që po kalon qyteti, vendi. Por kjo le të jetë ideja, një ngjarje e veçantë, me element të mirë që e motivon skudrën për të ftuar dikë dhe motivon vizitorin të vijë. Pas çdo ngjarje gjej një mënyrë sesi t’iu marrësh kontaktin njerëzve, email, nr.cel që t’i ftosh në ngjarjen e radhës.

Tani, pasi ke bërë këto ngjarje duket sikur gjërat janë trazuar, skuadra është forcuar, dita po afron dhe hapja e madhe le të jetë e MADHE. Përgatitu si skuadër për të ftuar 3 fishin e njerëzve që mund të marrë salla e kishës. Uroj që në këtë moment ta kesh gjetur një sallë për kishën, le të supozojmë që salla merr 50-60 karrige. Hapjen e madhe mendoje në një ambjent tjetër dhe synoni që ditën e hapjes të keni mbi 150 veta. Sepse vetëm 1/3, disa herë 1/4 e njerëzve që erdhën kthehen në kishë pas hapjes së madhe. Nëse kthehet kjo përqindje salla e kishës së re do të jetë plot që në javën e parë.

Për hapjen e madhe mendo këto detaje:

1-Promocioni, reklamat. Plus lajmërimeve personale që do të bëjë skuadra, vendos disa mënyra marketing, a do të shpërndajmë flyers nëpër lagje, a do të bëjmë boost një ngjarje, foto në social media, a do bëjmë diçka te tv lokal i qytetit. Unë do të sugjeroja dy të parat, flyers (më shumë që të krijosh kontakt me njerëzit) dhe social media. Cakto një lloj perimetri, ku do t’i shpërndash flyers. Ideja që dua të jap është, nga ndërtesa e kishës 10 min max 15 minuta me këmbë rreth e qark saj, ky le të jetë “pellgu i peshkimit” për kishën tënde, që me shumë gjasa do të jenë mbi 10 mijë njerëz nëse je ne qytet ose disa mijë nëse je në fshat.

2-Programi të jetë cilësor. Sigurohu që ke bandë të mirë, nëse nuk e ke të plotë merr disa “borxh” nga kishat e tjera për atë ditë. Të ketë elementë artistik, video, një shirit që pritet në fund, konfeti… Të ketë dikë me autoritet për të përshëndetur, drejtuesi i lëvizjes, donatori, drejtues të VUSH apo kushdo. POR sigurohu që mesazhin atë ditë e ndan ti vetë, pastori, themelues i kishës, njerëzit duhet të lidhen me ty.

3-Koha para dhe pas festimit, mikpritje shumë të ngrohtë, madje disa radhë mikpritje, dikush jashtë te oborri, një tjetër te dera e madhe, një tjetër te hyrja e sallës, një tjetër në sallë që orienton njerëzit. Në fund të ketë një lloj koktejli, pije, diçka për të ngrënë apo çfarëdo, vetëm që njerëzit të mos ikin direkt, të rrinë edhe ca më shumë me ty dhe skuadrën tënde.

4-Mos harro lajmërimet sepse të dielën tjetër do të takoheni te ndërtesa e kishës. Ideale do të ishte një çantë e vogël për çdo vizitor, me një kartvizitë për detajet e ndërtesës së kishës, një Dhjatë të re dhe dicka për të ngrënë ose pirë (një milka ose një pije me gaz, energjike…).

E fundit, gjithë kjo është për t’u përmbledhur kështu: Imagjino një tërmet, që është i frikshëm, por mos e imagjino me detaje por në këndvështrimin e mirë), tërmeti ka epiqendër (vendi ku do të takoheni) dhe aty goditja shpërdahet në formë rrethore deri në një zonë të caktuar.

Kështu le ta marrë vesh çdo njeri në “pellgun” tënd të peshkimit që aty po ndodh diçka, ndoshta s’dinë ta shpjegojnë me fjalë se çfarë po ndodh por ama të gjithë ta dinë që atje ka diçka. Me lajmërimet që ka bërë skuadra, ke bërë ti, janë bërë në social media, të ftuarit e veçantë, me çfarëdo lloj mënyre njerëzit te “pellgu i peshkimit” t’iu ketë shkuar lajmi.

Dhe nuk kam përmendur që në këtë kohë, dedikimi në lutje të jetë sa më i lartë, ti vetë, skuadra jote, miqtë e tu. Kjo kohë le t’i ketë të dyja: Puno fort sikur çdo gjë varet nga ty, lutu fort sikur çdo gjë varet nga Zoti!

Uroj të ketë qenë ndihmë për ty. Çfarë do të shtoje, hiqje nga këto detaje për hapjen e madhe të një kishe, shërbese të re? Nëse do të filloje një kishë të re sot, çfarë do të siguroje që duhej bërë patjetër?


ETIKETA


Gjithashtu mund të shihni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}